4.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Përsëri bashkë Nora dhe Roberti

Rekomandime

Kjo fotografi po ua turbullon mendjen fansave! Ndonëse kanë kaluar muaj që nga ndarja e çiftit të njohur, Robert Berisha dhe Nora Istrefi, kjo është kryetema e mediave rozë. Ditë më parë Roberti kishte deklaruar se ai dhe Nora nuk janë divorcuar, duke nënkuptuar se ata mund të ribashkohen.

Por me storien e fundit që publikoi Roberti, ua turbulloi mendjen fansave. Ai dhe Nora u panë në darkë me miqtë e tyre, por si qëndron raporti mes tyre nuk dihet.

- Advertisement -

Kurse, ditë më parë gjatë intervistës kur u pyet se a do të martohej edhe njëherë, kjo ishte përgjigja e tij: “Unë s’bon me u martu dy herë. Jam i martuar njëherë, kështu që… një pauzë.”, pohoi ai duke treguar se nuk janë divorcuar dhe e la të hapur mundësinë për tu ribashkuar duke thënë “si dihet”.

Në vitin 2014, Nora dhe Roberti kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë. Kjo dasmë kishte mbledhur shumë këngëtarë dhe personazhe të njohura të showbizit, duke u kthyer në qendër të vëmendjes së mediave rozë. Nora u shfaq me një fustan në formë sirene në fund me një bisht të gjatë, të dizajnuar nga Valdrin Sahiti. Nga martesa e tyre, çifti ka një vajzë, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Renee.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit