2.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Skenari i frikshëm: Ja tri kokat kryesore që kërkojnë shpëtimin prej Speciales

Rekomandime

“Unë mendoj se është koha që të gjithë të jenë vigjilent si koalicion qeverisës, që të mbrohen nga provokimet e tilla sepse dihet që PDK-ja ishte subjekti i parë politik që ishte në Qeveri kur deshi që brenda natës të mobilizohen dhe ta zhbëjnë Gjykatën Speciale. Tani kjo ide po aktualizohet përsëri ngase si duket ka indice se ka filluar ti prekë edhe këta që janë kokat, duke filluar nga Haradinaj, Veseli e pse jo edhe Hashim Thaçin, dhe sigurisht që tani po e shohin gabimin që e kanë bërë në të kaluarën, edhe pse me dorën e vetë e kanë votuar Gjykatën Speciale”, tha Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Profesori i njohur universitar, Jeton Kelmendi duke komentuar deklaratën e nënkryetarit të Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, Nasim Haradinaj i cili ka thënë se “do të bëjmë çmos për ta zhbërë Gjykatën Speciale”, ka thënë se këtë sinjal duhet ta merr me kujdes dhe me vigjilencë koalicioni i ri qeverisës, duke e kundërshtuar një nismë të tillë.

- Advertisement -

Sipas Kelmendit, prapa kësaj deklarate fshihet plani i ish partive politike të PAN-it në opozitë, që ta sfidojnë koalicionin e ri qeverisës duke i propozuar ndryshimin esencial të ligjit për Gjykatën Speciale, me qëllimin e vetëm që të provokojnë protesta, ta destabilizojnë vendin, dhe pengojnë vazhdimin normal të punës së Gjykatës Speciale.

Jeton Kelmendi

“E përtej kësaj të provojnë të shpëtojnë kokat e tyre nga kjo Gjykatë për çfarëdo çmimi, pavarësisht faktit se me këtë rrezikohet imazhi i shtetit të Kosovës, dëmtohet imazhi i pastër i luftës dhe Kosova si shtet futet në një izolim të thellë ndërkombëtar.

Mendoj se ekzistojnë skenar të mundshëm nga ish koalicioni i vjetër i mandatit të kaluar, i ashtuquajturi PAN, që të bëjnë aso kërkese për Gjykatën Speciale, që edhe nëse nuk mundë të zhbëhet, së pakut të pengohet puna e saj.

- Advertisement -

Këto deklarata që dalin tani për zhbërjen e kësaj gjykate, janë vetëm disa lloj paralajmërimesh, por megjithatë unë mendoj se janë të kota sepse puna e kësaj gjykate veç ka filluar pas ca vitesh në pritje, dhe ka filluar intervistimi i të dyshuarve por edhe i atyre që do të jenë në cilësinë e dëshmitarëve, flitet për rreth 300 veta të intervistuar deri më tani, madje tani nga dita në ditë pritet edhe publikimi i aktakuzave të para ndaj të akuzuarve të mundshëm”, tha profesor Jeton Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Madje Kelmendi thotë se nuk mundë të ketë tani asnjë nismë serioze e cila do të prodhonte efekt në ndryshimin e Ligjit të Speciales, e të mos flasim për zhbërjen e saj, derisa ajo është kërkuar të themelohet nga mekanizmat e rëndësishëm vendimmarrës ndërkombëtarë, që në këtë rast është Bashkimi Evropian.

- Advertisement -

“Por kjo kërkesë më shumë ka për qëllim krijimin e një destabiliteti ndaj koalicionit të ri qeverisës, duke e përdorur kërkesën për zhbërjen e Speciales si mjet shantazhi. Shikuar nga aspekti kohor, unë mendoj që tani është gjithçka e vonuar si kërkesë për ndryshimin e ligjit ose zhbërjen e Gjykatës Speciale, por ky lloj presioni që po tentohet tani t’i bëhet qeverisë së ardhshme, gjegjësisht kreut të LVV-së Albin Kurti, kryeministrit të ardhshëm, së bashku me aleatët tjerë të VV-së si pjesë e koalicionit, e në këtë rast konkret Vjosa Osmanit, por edhe zyrtarëve të tjerë të LDK-së, është një lloj skenari dhe para përgatitje për destabilizimin e vendit dhe kjo sigurisht që është diçka që tani nuk i duhet Kosovës”, shtoi Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Më tej, Kelmendi ka thënë se në këtë fazë të zhvillimeve politike e ndërkombëtare në të cilat gjendet Kosova, nuk duhet gabuar për të ndërmarr veprime të tilla për rrezikimin e punës së kësaj Gjykate, prandaj partnerët e koalicionit qeverisës duhet të jenë tepër vigjilent dhe të kujdesshëm para provokimeve të tilla.

“Unë mendoj se është koha që të gjithë të jenë vigjilent si koalicion qeverisës, që të mbrohen nga provokimet e tilla sepse dihet që PDK-ja ishte subjekti i parë politik që ishte në Qeveri kur deshi që brenda natës të mobilizohen dhe ta zhbëjnë Gjykatën Speciale. Tani kjo ide po aktualizohet përsëri ngase si duket ka indice se ka filluar t’i prekë edhe këta që janë kokat, duke filluar nga Haradinaj, Veseli e pse jo edhe Hashim Thaçin, dhe sigurisht që tani po e shohin gabimin që e kanë bërë në të kaluarën, edhe pse me dorën e vetë e kanë votuar Gjykatën Speciale. Pra çdo tentativë vetëm sa do ta qon Kosovën drejtë humnerës dhe do ta kthen mbrapa dhe në asnjë mënyrë ai veprim nuk do të duhej të guxonte të ndodhë, procesi duhet të ecën përpara ashtu sikur që ka filluar ngase Kosova si shtet i ri është më i rëndësishëm se cilido i akuzuar që mundë të jetë nga Gjykata Speciale”, përfundoi për “Kosova Sot Online”, profesori universitar, Jeton Kelmendi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit