2.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Kraja ia kthen një letër të ashpër Akademisë suedeze: Duke e mbrojtur Handken, ju e mbroni Millosheviqin dhe gjenocidin

Rekomandime

Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, Mehmet Kraja iu ka shkruar edhe një herë komitetit të Nobelit, pasi që këta të fundit i ishin përgjigjur Krajës, që kishte kërkuar anulim të çmimit Nobel për Peter Hande.

Më 10 tetor, Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, kishte reaguar ndaj ndarjes së çmimin “Nobel”, për Peter Handke, përmes një letre të nënshkruar nga kryetari i ASHAK-ut, Mehmet Kraja, ku ai theksonte se Hande ishte pasionant i Millosheviqit dhe vrasjes.

- Advertisement -

Një muaj më vonë, akademia suedeze ia ktheu letrën akademikut Kraja, derisa ishin përgjigjur në kërkesën për të anuluar çmimin Nobel për shkrimtarin austriak, pro-serb.

Në letrën që Akademia Suedeze i kishte kthyer Krajës thuhet se çmimi Nobel për letërsi i është dhënë Peter Handkes për veprën që ka krijuar dhe jo për atë që Handke është personalisht, derisa theksohet se ndarja e një çmimi të tillë është bërë në përputhje të plotë me testamentin që e kishte lënë Alfred Nobel.

Kësaj letre të akademisë suedeze sot gjatë ditës iu është përgjigjur edhe një herë Kraja. Ai tha se ka mbetur i zhgënjyer, për faktin se nuk janë zmbrapsur nga çmimi që i dhanë mbështetësit të gjenocidit.

- Advertisement -

Duke qenë pjesëtar i një populli që ka vuajtur shumë gjatë historisë, në asnjë rrethanë nuk mund ta pranoj si të mirëqenë idenë e shoqërisë së hapur dhe të mendimit ndryshe, si arsyetim për mbështetjen e pakursyer që i keni dhënë zhbërjes së vlerave humane, përfshirë robërimin e popujve dhe gjenocidin. Me këtë rast, me rastin e Handkes, unë nuk mund të mos shpreh shqetësimin tim të thellë dhe tronditjen deri në mpirje për tendencën në rritje të Evropës, që në Ballkan sërish dhe sërish të relativizojë dhe t’i bëjë të luhatshme vlerat, në të cilat ajo tashmë na ka mësuar të besojmë. Prandaj nuk mund ta besoj se ju, në mbështetje të laureatit tuaj, i relativizoni aq shumë vlerat humane dhe civilizuese, duke u përpjekur të vendosni shenjën e barazimit midis të drejtës për mendim ndryshe dhe mbështetjes së pashembullt të gjenocidit”, ka shkruar Kraja.

Akademiku tutje, ia ka përmendur fjalimin e Handke në ditën e varrimit të Millosheviqit.

- Advertisement -

Duke mos qenë afër zhvillimeve në Ballkan, ju duket se nuk e keni ndërmend të kuptoni se duke mbrojtur Handken, ashtu siç bëni në letrën tuaj, ju mbroni Millosheviqin dhe, duke mbrojtur Millosheviqin, ju mbroni gjenocidin dhe, duke mbrojtur gjenocidin, ju jeni pozicionuar në anën e errtë të historisë, duke ngritur në piedestalin më të lartë një shkelës të egër të vlerave humane”, ka thënë ai.

Përpjekja juaj asnjëherë e suksesshme për të ndarë personin e Handkes nga vepra e tij letrare edhe kësaj here është dëshpëruese: nëse ai bëri një zbulim në letërsi, siç pretendoni ju, për bindjen tonë ky zbulim konsiston pikërisht në arritjen e tij të pashembullt, që bindjet politike t’i kamuflojë si “letërsi e pastër”. Themi kështu, sepse Handke përdori mbështetjen e gjenocidit si afishe propagandistike për të afirmuar letërsinë e tij, gjithnjë duke manipuluar rëndë me vlerat demokratike dhe me të drejtën për mendim ndryshe. Njohjet përmes letërsisë, ku bën pjesë edhe kontributi juaj i jashtëzakonshëm, i kanë krijuar Peter Handkes sfondin e nevojshëm propagandistik për idetë e tij gjenocidale.

Gjithnjë duke mbetur në të drejtën tonë për të mos u pajtuar me ju, më lejoni që edhe kësaj radhe të shpreh konsiderata e mia”, ka shkruar Kraja.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit