10.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Vjen akuza e rëndë ndaj Behgjet Pacollit: Ky është mashtrimi i madh

Rekomandime

“Behgjet Pacolli duhet urgjentisht të jap dorëheqje nga pozita e ministrit të jashtëm, duke e ditur që as Qeveria Haradinaj më nuk është në funksion të plotë, si dhe pas zgjedhjeve të 6 tetorit, fitues janë LVV dhe LDK kur pritet edhe ta formojnë Qeverinë e re së shpejti. Për më tepër, Pacolli duhet edhe të përgjigjet për kurdisjen e këtyre njohjeve me ryshfet dhe tani tërheqjen e njohjes nga po të njëjtat shtete që nuk kanë traditë të diplomacisë dhe politikave ndërkombëtare”, tha Grapci për “Kosova Sot Online”.

- Advertisement -

Analistët politikë po e shohin me shqetësim të madh mënyrën se si po si po vazhdon t’i humbas Kosova një nga një, të gjitha njohjet e siguruar në vitet e kaluara nga ish zëvendës kryeministri dhe ministër për lobim për njohje, Behgjet Pacolli, tani në pozitën e ministrit të jashtëm në detyrë.

Duke analizuar me kujdes shtetet të cilat po i tërheqin këto njohe të deklaruara më parë, analistët kanë hetuar se kjo lojë e Serbisë është duke u luajtur kryesisht me njohjet nga të ashtuquajturat minishtetet të vogla, e shtete që jetojnë akoma në shoqëri të pa konsoliduara demokratike.

Sipas analistëve, ato njohje kanë qenë kryesisht njohje të blera nga Pacolli për pak para, vetëm sa për të mashtruar opinionin publik dhe për ta forcuar pozitën e tij në politikë për përfitime biznesore, por që tani po i kushton shtetit të Kosovës, ngase nuk ka më para që t’i mbaj duke ushqyer vazhdimisht krerët e atyre shteteve fisnore tek të cilat po lobon Serbia. Për të qenë absurdi akoma më i madh, në MPJ po ankohen se tërheqja e njohjeve po bëhet duke paguar para të majme shteti serb.

- Advertisement -

Sipas analistit politik, Dardan Grapci, edhe pse është akoma ministër në detyrë, Pacolli duhet ta deklarojë dorëheqjen, në shenjë përgjegjësie për matrapazllëkun që ka bërë, kinse ka siguruar njohje nga disa shtete miniaturale, e të cilat tani për pak para po i blen Serbia dhe po e deklarojnë tërheqjen e njohjes, pasi nuk janë shtete serioze.

Dardan Grapci

“Behgjet Pacolli duhet urgjentisht të jap dorëheqje nga pozita e ministrit të jashtëm, duke e ditur që as Qeveria Haradinaj më nuk është në funksion të plotë, si dhe pas zgjedhjeve të 6 tetorit, fitues janë LVV dhe LDK kur pritet edhe ta formojnë Qeverinë e re së shpejti. Për më tepër, Pacolli duhet edhe të përgjigjet për kurdisjen e këtyre njohjeve me ryshfet dhe tani tërheqjen e njohjes nga po të njëjtat shtete që nuk kanë traditë të diplomacisë dhe politikave ndërkombëtare. Unë mendoj që njohjet nga ato vende të varfra, nga ato të ashtu quajtura shtete, as nuk na janë nevojitur që ti kemi, sepse as nuk e dimë ne shumica se ku janë, dhe as ata nuk dinë për neve, e lëre më që të na e njohin pavarësinë e shtetit në mënyrë serioze”, tha Grapci për “Kosova Sot Online”.

- Advertisement -

Grapci shtoi se krejt ai proces diplomatik që e ka zhvilluar Pacolli, dhe kinse njohjet e siguruara duke i blerë disa krerë fisesh me para, nuk ishin gjë tjetër veç se një mashtrim për qytetarët e Kosovës.

“Tani po e paguajmë me humbjen e imazhit të shtetit të Kosovës, si shtet serioz, sepse Serbia po bënë fushatë me këtë temën e ç’njohjeve. Krejt kjo ka qenë mashtrim dhe manipulim nga Behgjeti, ndryshe nga Serbia tash po lufton me mish e me shpirt që ato shtete që me të vërtetë kanë mashtruar se kanë njohur Pavarësinë e Kosovës, po i tërheqin ato njohje, sepse Serbia po vazhdon të lobon në mesin e tyre duke i blerë me shumë pak para, vetëm që ta dëmton imazhin e shtetit të Kosovës”, tha Grapci për “Kosova Sot Online”.

Sipas Grapcit, Pacollit përfundimisht duhet ndaluar të merret më tutje me politikë dhe t’i ndalohet edhe angazhimi në institucione, për shkak se i ka sjellë dëme të mëdha shtetit të Kosovës me atë lojën e tij të sigurimit të njohjeve që tani po largohen, sepse ato nuk janë shtete serioze të nivelit të shteteve të BE-së dhe vendeve tjera të zhvilluara.

“Prandaj këshilltari i ministrit në detyrë të MPJ-së Behgjet Pacollit, zotëri Jetlir Zyberaj, duhet ti thotë shefit të tij, se i ka ardhur koha të largohet tërësisht nga politika por edhe nga posti, dhe pavarësisht se jemi në prag të krijimit të qeverisë së re, ai duhet të largohet përfundimisht në shenjë përgjegjësie dhe të ja lëshon postin dikujt tjetër qe din dhe që ka përvojë. Qoftë edhe për vetëm një muaj ditë apo sa kohë do të zgjas deri në votimin e qeverisë së re të legjislaturës së shtatë”, përfundoi Grapci për “Kosova Sot Online”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit