Ndërsa sot të gjithë janë falënderues që kanë shpëtuar kokat e janë shëndosh e mirë, të tjerë ndihmojnë kë të munden, nxjerrin njerëz nga rrënojat apo i dërgojnë ata me urgjencë në spital. Por policia e Lleshit, në vend që t’u vijë në ndihmë qytetarëve, e ka ndarë mendjen të vendosë gjoba.
Një rast i tillë skandaloz është raportuar pak më parë në media. Një qytetare ka dërguar me urgjencë në spital një person që ishte plagosur dhe do t’i duhej të bënte grafi.
Nuk ka saktësuar se ku e ka lënë automjetin vetëm për disa minuta, ndërsa tregon se pasi është kthyer, ka gjetur një gjobë “të parkuar” mbi makinën e saj. Vajza nga Tirana shprehet se nuk i vjen keq për shifrën e gjobës, por për mënyrën se si sillen e se si shteti ynë tenton t’i pijë gjakun çdo qytetari në çdo rast të mundshëm.
Dhe ka të drejtë. Kujt i shkon në mendje të marrë gjobë për “parkim të gabuar” në një ditë qameti si kjo e sotmja? Vetëm policëve të Lleshit, të cilët duhet të mbushin arkën dhe të bëjnë normën ditore.