4.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Një 34 vjeçar i gjallë nën rrënoja në Thumanë

Rekomandime

18 është numri i viktimave si pasoje e tërmeteve që goditën Shqipërinë mëngjesin e sotëm.Përpos qindra të lënduarve të cilët kanë kërkuar ndihmë mjekësore, ka edhe shumë të tjerë të cilët figurojnë si të zhdukur e që po kërkohen nën rrënoja të shumta që u shkaktuan nga rrënimi i pallateve, shtëpive e hoteleve të shumta.Për të ndihmuar Shqipërinë në realizmin e operacionit për kërkimin e të zhdukurve janë edhe pjesëtarët e FKS-së, të Policisë së Kosovës dhe pjesëtarë të zjarrfikësve.

- Advertisement -

Tashmë kërkuesit janë fokusuar nën rrënojat e banesave në Thumanë. Kelmend Çupi, 34 vjeçar nga Burreli, banues në Fushë-Krujë është gjallë, por nën rrënoja.Ndryshe Kelmendi kishte ardhur dje nga Anglia për të vizituar familjen. Vëllai i tij është nxjerrë më herët gjallë nga rrënojat, kurse nëna e tij ka ndërruar jetë.Babai i 34 vjeçarit është brenda, por nuk dihet gjendja e tij. Për t’i ndalë në ndihmë Shqipërisë kanë ardhur edhe xhandarmeria franceze, të cilët shihen pikërisht në vendin e ngjarjes ku dyshohet se është Çupi.

Duhet përkujtuar që mahnituta më e lartë e tërmeteve ishte 6.4 shkallë të rihterit dhe dëmet e shkaktuara janë tejet të mëdha.Në viktimave e konfirmuara deri më tani ka edhe fëmijë, por edhe dy kosovarë, vdekjen e të cilëve e konfirmuan edhe zyrtarët shtetërorë. Dyshja janë vëllezër nga fshati Livoç i komunës së Gjilanit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit