2.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Profesoresha e ndërtimit: Prej kohësh i trembesha kësaj, ja problematika në Thumana dhe në Durrës

Rekomandime

Profesoresha e ndërtimit, Luljeta Bozo, në emisionin “Opinion” tha se prej kohësh i frikësohej një tërmeti në zonën e Durrësit.

Sipas saj, studimet që janë bërë në këtë zonë tregojnë se aty nuk mund të ndërtohej, pasi ka disa zona që objekti mund të zhytet poshtë.

- Advertisement -

Sa i përket zonës së Thumanës dhe Kënetës, dy zona të tjera të goditura, profesoresha e ndërtimit tha se aty ka qenë kategorikisht e ndaluar të ndërtohej, ose maksimumi ndërtime një apo me dy kate.

Blendi Fevziu: Çfarë ka ndodhur me ndërtimet? Sot policia ka bllokuar “Rreth-rrotullimin e Shkozetit”, përbën rrezik?

Luljeta Bozo: Nuk e kam parë.

- Advertisement -

Në fakt si specialiste që jam e bazamenteve dhe themeleve dhe merrem me problemet e reagimit të trojeve në raste të lëkundjeve sizmike, unë e kam pasur me shumë frikë rënien e një tërmeti në zonën e Durrësit prej vitesh.

E kam fjalën pas viteve ’90, sepse para ’90-ës ishte plazh, tani ka vetëm godina. Ka disa arsye, e para, aty rërat e plazhit të Durrësit që nga Shkëmbi i Kavajës deri në Golem nga studimet që kanë bërë specialistët e qendrës sizmologjike bashkë me institutet e ndërtimit të atëhershëm që bënë mikrozinimin sizmik.

- Advertisement -

Durrësi ka gjithmonë problematik nga tërmeti.

Atje janë disa zona që në lëkundje prishet struktura dhe bëhet llum dhe është procesi i lënëzimit.

Ajo mund të themi e “bukur” është që objekti të zhytet. Për shembull në fshatin Obot më ’79-ën shtëpitë dykatëshe prej guri u zhytën në llum.

Ashtu sikurse ishte ai hoteli, “Lubiana”, për mua ai është lëngëzim, se është tamam në pjesën e mbikalimit, atje është zona më e rrezikshme në Durrës se janë 130 metra depozitime shumë të shkrifëta, që janë të ngopura me ujë dhe janë gjithmonë të predispozuara që të prishin strukturën.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit