0.9 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Shqipëria dha 100 mijë euro për Katedralën që u dogj në Francë, kështu ua kthen ndihmën Macron shqiptarëve

Rekomandime

Presidenti Francez, Emmanuel Macron, dje njoftoi se ka dërguar ekipe të sigurisë civile dhe zjarrfikës për në Shqipëri, pas tërmetit vdekjeprurës nga i cili u godit vendi.

- Advertisement -

Një fatkeqësi ndodhi muaj më parë edhe në shtetin të cilin ky e drejton, ndonëse jo kaq të rëndë sa kjo e shqiptarëve, Qeveria vendosi t’i ndajë 100.000 euro ndihmë për riparimin e Katedrales ‘Notre Dame’.

Mëngjesin e djeshëm Shqipëria u godit nga tragjedia më e madhe ndër dekada, tërmeti me magnitudë 6.4 shkallë la plot 30 të vdekur, mbi 600 të plagosur e qindra të tjerë pa shtëpi.

Me Shqipërinë po solidarizohen shumë vende, më së shumti Kosova e cila ka dërguar shuma të mëdha parash, veshëmbathje, batanije e produkte ushqimore.

- Advertisement -

Para për shqiptarët e prekur nga tërmeti ndanë edhe Maqedonia e Serbia. Ekipe për ndihmë, në mënyrë që ata që kanë mbetur nën rrënoja të nxirren sa më shpejt, nisën menjëherë edhe Greqia, Italia, Turqia e Franca.

Madje Presidenti i kësaj të fundit, Emmanuel Macron, përmes një mesazhi në gjuhen shqipe, u solidarizua me Shqipërinë.

- Advertisement -

“Shpreh afërsinë me viktimat e tërmetit që goditi vendin tuaj, me familjet në zi si dhe me personat e dëmtuar. Franca është sot solidare me Shqipërinë. Ne po dërgojmë menjëherë ekipe të sigurisë civile, së shpejti edhe specialistë të forcave zjarrfikëse, me qëllim që të marrin pjesë në operacionet e shpëtimit”, shkroi dje Macron.

Por, edhe në vendin që ky e drejton, Franca, jo shumë kohë më parë ndodhi një fatkeqësi.

Katedralja e njohur në Paris ‘Notre Dame’ më 15 prill mori flakë, dhe një pjesë e saj, kryesisht e sipërmja, u dogj duke shënuar kështu dëmtime të mëdha në objektin kuluturo-historik.

Vetëm dy ditë më vonë, më 17 prill, Qeveria e Shqipërisë mori vendim që të ndajë 100.000 euro ndihmë në mënyrë të rindërtimit dhe riparimit të kësaj Katedraleje.

Kujtojmë se operacionet shpëtuese në Shqipëri po vazhdojnë, pasi që raportohet se edhe rreth 20 persona të tjerë ndodhen nën rrënoja, ndërsa ende nuk dihet se a janë gjallë apo kanë mbijetuar.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit