4.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Batanijen që shqiptarët ia dhanë babait të saj gjatë luftës, vajza e ish-ushtarit të UÇK-së e nis në Shqipëri

Rekomandime

Kosovarët po vazhdojnë t’u qëndrojnë afër vëllezërve e motrave shqiptare, pas tragjedisë së djeshme.

- Advertisement -

Në mënyra të ndryshme, e aq sa po kanë mundësi të gjithë po ndihmojnë.

E, një vepër humane dhe mjaftë domethënëse, ka vendosur ta bëj si shenjë falenderimi edhe vajza e ushtarit të UÇK-së, Erita Sadikaj.

Batanijen që babai i saj e ka përdorur gjatë luftës kur ka qenë në Shqipëri, të cilën ia kanë dhuruar shqiptarët gjatë viteve 1998 – 1999, Erita ka shprehur dëshirë ta dhurojë për ndonjë të pastrehu që po e kalon natën nën qiell të hapur,

- Advertisement -

Nuk është Erita e vetmja që po bën një gjest kaq human, shumë të rinj në çdo qytet të vendit tonë, nuk po rrinë duarkryq.

Madje, edhe një shitës i krem bananeve në Prishtinë, sot dhuroi fitimet e tij të ditës prej 5 eurove për shqiptarët.

- Advertisement -

Vepra si këto, na bëjnë të ndihemi krenar dhe më të bashkuar se kurrë më parë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit