2.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Trondit Blendi Fevziu: Po bëhet biznes me ndihma në Durrës, batanijet po shitën nga 5 mijë lekë

Rekomandime

Moderatori i Klanit ka shokuar me një mesazh që ai ka dhënë live në emisionin e tij. Ai thotë se korrespodentët kanë raportuar që po shiten ndihmat që janë dërguar për të prekurit nga tërmeti në Durrës.

- Advertisement -

Mijëra tonelata me veshmbathje e mbuloja janë dërguar vetëm nga Kosova për në kampet në Durrës dhe në Thumanë ku njerëzit po flen në qiellin e hapur, shkruan Gazeta Express.

Sipas Fevziut, ka filluar keqpërdorimi i tyre e po bëhët biznes me to. Një batanije, sipas tij, po shitet pesë mijë lekë.

“Kam një mesazh. E para, ata që po shpërdorojnë ndihmat dhe që po mundohen të bëjnë biznes përmes ndihmave. Natyrisht se cdokund ka matrapazë, palaço dhe lapanjozë që dëshirojnë të përfitojnë në këto situara. Por, nuk është etike në këto moment, sic thonë korrenspodentat, batanijet që janë dërguar për ndihmë, po shiten nga 5 mijë lekë”, tha Fevziu.

- Advertisement -

Ndërkaq më herët u raportua se po vidhen ndihmat e dërguara në Durrës.

Probleme tjera janë shfaqur po ashtu me kosovarët që kanë cuar kamionë me ndihma në Durrës e Thumanë, por nuk kanë pasur se ku t’i shkarkojnë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit