Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti pas takimit që pati me liderin e LDK-së,Isa Mustafën dhe zyrtarë të tjerë të kësaj partie ka thënë para mediave se patën një takim konstruktiv si dhe janë marrë vesh që takimi i radhës të jetë nësër, shkruan Gazeta Express.
Pas takimit që zgjati më shumë se dy orë, Kurti tha se janë dakorduar gjithashtu që të takohen intezivisht të dy kryetarët që të punojnë për një marrëveshje përfundimtare.
“Takimi ishte shumë konstruktiv u morrëm vesh se takimi i radhës është nesër, u dakorduam gjithashtu se do të takohemi intensivisht ne dy kryetarët e dy subjekteve sepse doemos do ta bëjmë marrëveshjen që do ta shënojë një kulturë të re në qeverisjen e Kosovës, me një program për drejtësi. Duke i dhënë prioritet qytetarit të Kosoëvs pa dallim. Ne do të vazhdojmë takimet kur të kemi rezultatet konkrete”, deklaroi Kurti.