4.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Tërheqja e njohjeve, kjo është kërkesa urgjente për MPJ-në

Rekomandime

“Një shtet që e njeh pavarësinë e një shteti tjetër ajo njohje ngelet, pavarësisht problemeve politike që mundë të kenë në të ardhmen ato dy shtete. Edhe tërheqja e ambasadoreve mundë të ndodhë, pra të tërhiqet, por jo edhe njohja. Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës, duhet të përgjigjet se a kanë ndodhur me të vërtetë këto njohje, apo kanë qenë vetëm mashtrime”, tha Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

- Advertisement -

Analisti politik, Faik Krasniqi duke përcjellë fushatën e shtetit të Serbisë në lobim tek shtetet të ndryshme për t’i bindur që ta tërheqin njohjen e deklaruar më herët për pavarësinë e Kosovës, thotë se Ministria e Jashtme nuk duhet ta përcjell në heshtje në fushatë të tillë, por duhet të deklarohet dhe t’i njoftojë qytetarët se cila është e vërteta.

Ky reagim i Krasniqit vjen pas tërheqjes së njohjes nga shteti i radhës, Republika e Naurus, e për të cilin nga MPJ e Kosovës kanë thënë se është bërë përmes joshjes me para nga Serbia.

Sipas analistit Krasniqi, kjo është një pasojë që po e paguan shtrenjtë shteti i Kosovës, që ka lobuar, kërkuar njohje nga shtetet që nuk janë aspak serioze, madje as nuk funksionojnë si shtete normale. Sipas tij,  ky është dëm i madh që i është bërë Kosovës në të kaluar dhe për këtë duhet të ketë përgjegjësi.

- Advertisement -
Faik Krasniqi

“Shtetet serioze nuk të njohin dhe të ç’njohin. Nëse shikojmë se çfarë shtete po na ‘njohin, tregon se ato njohje nuk kanë ndodhur kurrë. Deri më tash asnjë shtet serioz nuk e ka tërhequr njohjen. Sepse në rrafshin diplomatik ka pasoja nëse bën lojëra të tilla”, tha Faik Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

Sipas Krasniqit, njohja që vjen nga një shtet serioz ajo mbetet dhe nuk tërhiqet, sikur që po ndodhë tani me disa tërheqje të disa mini shteteve që nuk dihet as mënyra se si e kanë njohur Kosovë, nëse vërtetë e kanë bërë një gjë të tillë.

- Advertisement -

“Një shtet që e njeh pavarësinë e një shteti tjetër ajo njohje ngelet, pavarësisht problemeve politike që mundë të kenë në të ardhmen ato dy shtete.

Edhe tërheqja e ambasadoreve mundë të ndodhë, pra të tërhiqet, por jo edhe njohja. Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës, duhet të përgjigjet se a kanë ndodhur me të vërtetë këto njohje, apo kanë qenë vetëm mashtrime”, përfundoi Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit