Një zjarrfikës italian e ka shpëtuar jetën e një të panjohuri duke e rrezikuar jetën e tij nën rrënojat e shkaktuara nga tërmeti në Shqipëri.
Emri i këtij heroi nuk është i ditur, por ky njeri padyshim se është simbol i sakrificës dhe i dashurisë të njeriut për njeriun, shkruan Top Channel.
Solidariteti ndërkombëtar për Shqipërinë u tregua nga shumë vende pas tërmetit të 26 nëntorit.