Lojtarët e Fc Malaga kanë veshur fanella para ndeshjes me Numancia fanella me mbishkrimin ‘Lutuni për Shqipërinë’.
Mesazhi ishte shkruar e zeza mbi të bardhë në anglisht në bluzat e tyre, aty ku luajnë dhe dy lojtarët shqiptarë Armando Sadiku dhe Keidi bare.
Shumë ekipe në gjithë botën janë solidarizuar me familjarët e viktimave nga tërmet 6,4 ballë i 26 nëntorit në Shqipëri por ky është reagimi i parë nga Spanja.
Ndërkohë FC Malaga në faqen zyrtare shkruan: “Sonte donim të hidheshim në fushë në Lojs Pajaritos me një mesazh mbështetjeje për viktimat e tërmetit në Shqipëri
Esta noche hemos querido saltar al verde de #LosPajaritos con un mensaje de apoyo a las víctimas del #seismo de #Albania ?#PrayForAlbania?? #NumanciaMálaga⚽️ pic.twitter.com/9w8aEKkljc
— Málaga CF (@MalagaCF) November 29, 2019