Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federika Mogherini ka përfunduar mandatin e saj.
Mogherini kishe shërbyer edhe si ndërmjetëse e dialogut Kosovë-Serbi duke qenë shpesh e kritikuar për rolin e saj në këtë dialog.Në Tëitter ajo i ka përshkruar pesë vitet e punës së saj si intenzive.
“Mandatit tim i erdhi fundi pas pesë viteve intenzive.
Ju faleminderit të gjithëve që keni kontribuar për ta bërë Bashkimin Europian një partner të besueshëm, një shtyllë të multilateralizmit dhe një mbrojtës kokëfortë të të drejtave të njeriut”, shkroi ajo.Ajo tha se zyrën e saj po e lë në duar të mirat të Joseph Borell.