2.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Shqipëria nis hetimet për ndërtimet pa leje dhe shpërdorim të detyrës

Rekomandime

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka thirrur mëngjesin e së hënës mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare për të diskutuar për situatën e krijuar nga tërmeti i 26 nëntorit.

- Advertisement -

Mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare u zhvillua në institucionin e presidencës dhe në të morën pjesë udhëheqësit e institucioneve kryesore të vendit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, presidenti Meta bëri me dije se në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare u diskutua për një bashkëveprim dhe koordinim më të ngushtë midis të gjitha institucioneve për përballimin e emergjencës deri në rivendosjen e normalitetit të plotë.

“E mbështetëm prokurorinë të çojë përpara hetimet dhe të vendosë para përgjegjësisë penale të gjithë ata që do të rezultojnë përgjegjës. Të sigurojmë burimet e brendshme dhe mbështetjen e duhur ndërkombëtare për tejkalimin e pasojave të rënda të këtij tërmeti të tmerrshëm”, shkruan presidenti.

- Advertisement -

Në anën tjetër, bëhet e ditur se Prokuroria e Durrësit dhe ajo e Tiranës kanë regjistruar mëngjesin e së hënës çështjen penale, e cila i referohet tërmetit të 26 nëntorit.

Të dy prokuroritë po hetojnë nëse pasojat kanë ardhur si shkak i ndërtimeve pa leje dhe të moskryerjes së detyrës nga inxhinierët zbatues dhe personave përgjegjës, si dhe nga mospërmbushja e rregullt e detyrës nga nëpunësit shtetëror të ngarkuar me mbikëqyrjen e këtyre ndërtimeve.

- Advertisement -

Çështja është ngritur për veprat penale “Ndërtim pa leje” dhe “Shpërdorim detyre”.

Grupe ekspertësh të huaj të thirrur nga qeveria po vijojnë të vijnë për të ndihmuar në procesin e vlerësimit teknik të godinave, ndërsa godinat që përbëjnë rrezik kanë nisur të shemben qëllimisht nga autoritetet.

Deri më tani rezultojnë të jenë afër nëntë mijë qytetarë të prekur nga tërmeti. Mbi 2300 janë sistemuar nëpër hotelet me të cilat qeveria ka bërë marrëveshje, ndërsa mbi 4800 të tjerë janë strehuar pranë të afërmve të tyre. Mbi 900 banorë janë ende në çadrat e ngritura nëpër lokacione të ndryshme, ndërsa mbi 800 po qëndrojnë në qendrat sociale.

Tërmeti me magnitudë 6.3 që goditi Shqipërinë në mëngjesin e së martës la të vdekur 51 persona dhe mijëra të plagosur.

Kosova nuk e di sa persona kanë ardhur nga Shqipëria

Pas tërmetit, i cili goditi Shqipërinë më 26 nëntor, ende nuk dihet saktësisht numri i personave të ardhur nga ky shtet dhe që kanë hyrë në territorin e Kosovës.

Tërmeti me magnitudë 6.3 ballë të Rihterit, i cili ka goditur Shqipërinë më 26 nëntor, ka qenë më i fuqishmi që ka goditur këtë vend gjatë dekadave të fundit dhe për pasojë ka lënë të 51 persona të vdekur, qindra të lënduar dhe mijëra persona të pastrehë, si pasojë e shembjeve, dëmtimeve serioze dhe rrezikshmërisë që paraqesin vendbanimet e tyre.

Ai ka thënë se gjatë këtij vikendi një numër i qytetarëve të Shqipërisë janë kthyer në vendin e tyre.

Edhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar nga të gjithë qytetarët, shoqëria civile por edhe subjektet politike që të tregohet kujdes me personat e ardhur nga Shqipëria, të cilët kanë hyrë në territorin e Kosovës, pas tërmetit të 26 nëntorit.

“Çdo shtetas i Shqipërisë, që hyn në territorin e Kosovës, nuk do të mbetet pa strehë, por nuk është në rregull një zhvendosje pa kritere e njerëzve që vijnë nga zonat që nuk janë prekur nga tërmeti.

Dikush po i mashtron njerëzit, po i mbush autobusët, po i sjell në kushte të vështira… është dimër, nuk është në rregull. Keqpërdorimi i kësaj gjendjeje nuk është në rregull, duhet pasur kujdes”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj më pas u bëri thirrje qytetarëve nga zonat e paprekura nga tërmeti në Shqipëri, që të mos të vijnë në Kosovë.

Ai tha se bëhet fjalë për atë kategori të qytetarëve të cilët pretendojnë se nëse vendosen në Kampin Inovativ Trajnues Kosovaro – Gjerman në Prizren, mund të dërgohen në shtetin e Gjermanisë. Kjo, sipas tij, nuk është e vërtetë.

Shumë shtete i dolën në ndihmë familjeve të prekura, duke dërguar ndihma dhe duke mbledhur fonde për rindërtimin e shtëpive të atyre qe mbetën të pastrehë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit