0.9 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Grabitja e makinës së parave në Qafë Kashar, dyshohet për 30 milionë lekë të reja

Rekomandime

Policia e Shtetit reagon në lidhje ngjarjen e ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës, aty ku u grabit një makinë e transportit të parave që i përket një kompanie sigurimi.

- Advertisement -

Por në njoftimin paraprak nuk sqarohet nëse makina ka qenë e ngarkuar me para dhe cila është vlera e grabitur.

“Rreth orës 12:40, në afërsi të Qafë Kasharit, persona të paidentifikuar kanë marrë me forcë një automjet në pronësi të një firme private Security dhe me pas automjetin e kanë braktisur në rrugën dytësore të autostradës Tiranë-Durrës.

Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet dhe krehjen e zonën ku u gjet mjeti i braktisur me qëllim kapjen e autorëve.

- Advertisement -

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po kryen veprimet për administrimin e çdo prove të vlefshme që do t’i shërbejë hetimit për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e ngjarjes”, njofton policia.

Por sipas “BalkanWeb” dyshohet që autorët të kenë marrë një shumë prej rreth 30 milionë lekë të reja, të një banke të nivelit të dytë, në momentin kur po transportoheshin me makinë të shërbimit privat.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit