Zyrtare: Lionel Messi fiton Topin e Artë të gjashtë në karrierë

    0
    83

    Lionel Messi edhe zyrtarisht e ka fituar Topin e Artë të gjashtë në karrierë.

    Ylli argjentinas arriti të merrte për të gjashtën herë në duart e tij çmimin prestigjioz dhe në të njëjtën kohë ka shkruar histori.

    32-vjeçari është bërë lojtari i parë në histori të futbollit që arrin të fitojë gjashtë Topa të Artë.

    Argjentinasi rivalizohej nga Cristiano Ronaldo që po ashtu kishte pesë trofe të tillë, por sonte asi i Barcelonës e ka kaluar.

    Në garë për çmimin më të madh individual, ishin 30 lojtarë, por që Messi, portugezi dhe Virgil van Dijk ishin në listë të ngushtë.

    Reprezentuesi i Argjentinës tani me këtë Top të Artë të fituar duket se do ta mbyllë karrierën e tij pa u rivalizuar nga askush, pasi Ronaldo tashmë është 34-vjeçar dhe mund mos ta arrijë topin e tij të gjashtë.