2.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Ligji për paga, SBASHK-u kërcënon me greva

Rekomandime

Sindikata e Arsimit, e Shëndetësisë dhe e Policisë së Kosovës kërkojnë takim urgjent me krerët më të lartë të shtetit, një ditë pas dërgimit të Ligjit për Paga në Gjykatë Kushtetuese nga Avokati i Popullit.

- Advertisement -

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, të Shkencës dhe të Kulturës së Kosovës (SBAShK), Rrahman Jasharaj, tha për Ekonomia Online se do të presin vetëm deri të martën që të takohen me presidentin Thaçi, kryeministrin në detyrë Ramush Haradinaj, për t’i njoftuar rreth situatës së rënduar në të cilën gjenden pas veprimit të Avokatit të Popullit, në të kundërtën nuk i përjashtojnë grevat.

Sipas tij, nëse presidenti dhe Gjykata Kushtetuese duan të ruajnë qetësinë në vend, duhet të mos pezullojnë këtë ligj.

“Kemi lutur që këto takime të jenë me urgjencë dhe të jenë së largu të hënën dhe të martën e javës së ardhshme. Në këtë situatë kam frikë se do të ndodhin përsëri greva në arsim mund të ndodhin greva apo bojkot pune në shëndetësi por mund të ketë edhe reagime të ndryshme edh e në polici edhe pse ata me ligjin për greva nuk kanë të drejtë në greva si ne, por mbase ata do të zgjedhin forma të caktuara të lejuara për të treguar pakënaqësitë”.

- Advertisement -

“Po them nëse liderët, presidenti dhe kushtetuesja pa dashur të ndërhyjë në punën e tyre, nëse duan ta ruajnë qetësinë sociale në prag të festave dhe në këtë situatë që nuk është e mirë për Kosovën sepse nuk kemi institucione. Kushtetuesja ish dashur mos ta pezullojë ligjin, por t’i godasë siç po thuhet në gjuhën juridike, nenet që vërtetë janë për t’u goditur dhe parlamenti i ri t’i përmirësojë”, u shpreh Jasharaj.

Jasharaj më tej tregoi se ka shumë mësues të cilët duke menduar se paga e dhjetorit të jetë me rritje, andaj edhe kanë hyrë në kredi.

- Advertisement -

“Ka plotë mësues që janë me vetëm një pagë dhe ata kanë bërë llogari për pagën e dhjetorit, kemi disa që kanë hyrë edhe në kredi duke qenë të sigurt se paga e dhjetorit do t’ja u lehtësojë pak hyrjen në kredi dhe kur nuk ndodh kjo atëherë zhgënjimi është i arsyeshëm”, theksoi ai.

Sipas Jasharajt, po lëndohen nga institucionet e vendit të cilët tha se po vazhdojnë me një lojë bajate.

“Shpesh po lëndohemi nga institucionet nga partitë e ndryshme të cilat pa qenë të gatshëm të përballen me kërkesat e natyrshme të mësimdhënëse, mjekëve, policëve dhe të tjerave që janë pjesë e këtij populli, ata e kanë zgjedh dhe po vazhdojnë me një lojë bajate”, u shpreh ai për EO.

Madje, ai pati disa kritika për Avokatin e Popullit.

Jasharaj tha se ai nuk duhet të merret me Ligjin për Paga, derisa ka pasur mjaftë raste të tjerat për të cilat ai nuk i ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese.

“Avoktati i Popullit ka mjaft raste kur nuk i dërgoj në Kushtetuese, ligji për Sigurimet Shëndetësore u votua dhe ende nuk implementohet pse nuk dërgohet në Kushtetuese, gjitha ato keqpërdorime që bëhen pse nuk shkojnë në Kushtetuesue por pikërisht me Ligjin për Paga një ditë pasi hyri në fuqi u ngut dhe e dërgoj në Kushtetuese, plus asaj ja shtoj kërkesën që të pezullohet. Pse avokati nuk ja lë këtë çështje Kushtetueses, por përzihet në punë të tjera dhe pse del në publik dhe thotë se ne kemi bërë presion. Ne vetëm i kemi treguar çfarë po na pret ,çfarë po e pret Kosovën dhe këta tre sektore nëse ligji nuk implementohet”, theksoi ai.

Jasharaj tha që nuk janë ndier mirë as me grevën tri-javësh që ishte në janar, por që sipas tij nuk kanë zgjidhje tjetër përveç grevës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit