3 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

Kush është “Luli” i UÇK’së?

Rekomandime

Shkrepje si në videon e bashkëngjitur, Kadri Veseli mund të ketë bërë shumë gjatë luftës. Por, mbase në drejtime të tjera. Është ky Kadri Veseli, i njohur si “Luli” që rrallë herë kishte dal në publik edhe në kohën kur ishte një nga drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kadri Veseli që u futa nga Gjykata Speciale, aktivitetin e tij e kishte nisur gati 3 dekada më parë.

Ai bashkë me një grup studentësh kishin filluar aktivitetet ilegale në kundërshtim të regjimit të Sllobodan Millosheviqit.

- Advertisement -

Shërbimet e këtij shteti u kishin rënë në gjurmë, e kjo kishte detyruar Veselin e bashkëpunëtorët e tij që të iknin në mërgim.

Aktivitetin e më pas e kishin zhvilluar në Zvicër e edhe në vende të Evropës Perëndimore.

Ndërkohë, Kadri Veseli bashkë edhe me të tjerët shumë herë kishin hyrë ilegalisht në Kosovë.

- Advertisement -

Por, dinamiken e aktiviteteve e shtuan pas daljes në publik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Veseli ishte një nga themeluesit e këtij formacioni ushtarak që njihet si ndër guerilet më e suksesshme në botë.

- Advertisement -

Kadri Veseli, edhe në UÇK’ kishte pozitë shumë të rëndësishme.

Ai ishte emëruar komandat i Shërbimit të Zbulimit e Kundërzbulimit, që ndryshe në atë kohë njihet si G2

Mbase ky funksion ka bërë që Veselit të duket shumë rrallë edhe në pamje të ndryshme në uniformë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Por, këto pamje nuk mungojnë në tërësi.

Ky është një nga momentet kur në këtë mot të ashpër “Luli” shihet i armatosur me snajper e automatik.

Gjatë kohës së luftës Kadri Veseli, vazhdimisht ishte koordinuar edhe me forçat e NATO’së që kishin nisur sulme ajrore kundër serbisë së asaj kohe.

E për punën që kryente G2’shi, ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë, kishin thurur edhe këngë.

Kjo ngjarje kishte ndodhur pak para se të hynin forçat e NATO’s në Kosovë.

Andaj edhe vet Kadri Veseli këtu kishte mbajtur një fjalim.

E kur lufta kishte mbaruar Veselit i ishte besuar një post tjetër i rëndësishëm.

Në qershor të viti 1999 ishte themeluar Shërbimi Informativ i Kosovës, ndërsa drejtimin e tij e kishte marr Kadri Veseli.

Ky shërbim kishte vepruar deri në vitin 2008, ndërsa mbi të janë hedhur dyshime e akuza nga më të rëndat.

Pavarësishtë kësaj, SHIKU u shua pak kohë pasi Kosova shpalli pavarësinë.

Këtë gjë e bëri vet Kadri Veseli.

Pas kësaj një nga personazhet më mistike e më të përfoluar në Kosovë, nisi të dal në publik.

Ai filloi karrierën politike, duke ju bashkuar Partisë Demokratike në strukturat e saj në Mitroviçë.

Por, paraprakisht Kadri Veseli por edhe shumë bashkëpunëtor të tij u përfshinë në një raport që fliste zi e terr mbi drejtuesit e Ushtrisë Çlrimtare të Kosovës.

Bëhet fjalë për raportin e Diçk Martyt, senatorit zviçeran që këtë dokument e miratoj në kuadër të Këshillit të Evropës.

Brenda këtij raporti Veseli bashkë me Xhavit Halitin Azem Sylën e Fatmir Limajn përshkruhet si njeri më i afërit i Hashim Thaçit.

Madje aty thuhet se nën urdhërin e tyre janë kryer edhe vrasje, burgime që sipas raportit janë kryer në veri të Shqipërisë.

Nga ky raport nisën edhe fillet e Gjykatës Speçiale, ndërsa këtë themelin e saj e përkrahu edhe vet Kadri Veseli, tani nga pozita e kryetarit të PDK-së dhe e kryetarit të Kuvendit.

E katër vite pas këtyre deklaratave të bëra nga vet Veseli, ky u bë subjekt i Dhomave të Speçializuar.

Ai mori një ftesë nga Zyra e Prokurorit të Speçializuar, porse nuk dihet se në çfarë çilësie.

Për këtë gjë njoftoi vet Kadri Veseli në një konferençë për media.

Kadri Veseli, i njohur si “Luli” nga koha e luftës, do të paraqitet para prokurorëve me 10 dhjetor të këtij viti.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit