Fillimi i muajit dhjetor është shoqëruar me ulje të temperaturave, reshje shiu dhe reshje të lehta dëbore mbi vendin tonë.
Profesori i Meteorologjisë Sylë Tahirsylaj, ka treguar se si do të vijojnë të jenë temperaturat përgjatë këtij muaji mbi vendin tonë.
“Vendi ynë do të vazhdojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore që vijnë nga pjesa veri-lindore e rajonit.
Këto masa kanë një shkallë të lartë të lagështisë, për rrjedhojë ka një ulje të temperaturave si atyre minimale dhe ato maksimale.
Nga dita e enjte do të ketë përsëri rritje të temperaturave, maksimalja shkon deri në 7 gradë celcius ndërsa minimalja në orët e para të ditës shkon deri në -1 gradë celcius.
Deri në fund të muajit do të kemi reshje shiu dhe reshje dëbore, por reshjet e bores gjatë kësaj jave nuk do të jenë të qëndrueshme si në vendet kodrinore -malore ashtu edhe në ultësira meqenëse nga e enjtja ka një rritje të temperaturave.
Këto reshje të borës janë simbolike dhe është një situate e pranueshme ” thotë Tahirsylaj.
Tahirsylaj theksoi se ky dimër do të jetë më i ftohtë se dimri i vitit paraprak.
“Ky dimër do të jetë më i ftohtë se dimri i vitit paraprak.
Gjysma e dytë e muajit do të jetë më e ftohtë dhe temperaturat do të shkojnë deri -20 gradë celcius dhe kjo situate do të zgjasë 10 ditë dhe më tej tejkalohet kjo situatë.
Te gjitha këto ndryshime janë në përputhshmëri me fushat fizike , dhe ne jetojme me to dhe i përshtatemi.” ka përfunduar ai.