2.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Amerika dërgon 20 mijë ushtarë në Evropë

Rekomandime

Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë 20,000 trupa në Evropë në muajt prill dhe maj për manovra ushtrake. Këto do të jenë manovrat më të mëdha ushtarake në tokën evropiane që nga Lufta e Ftohtë dhe nënvizojnë angazhimin e Uashingtonit ndaj NATO-s. Njoftimi u bë të martën nga një komandant i lartë i NATO-s dhe vjen pak ditë pas një samiti të Aleancës në Londër.

- Advertisement -

Ushtria e Shteteve të Bashkuara synon të pengojë Rusinë nga një përsëritje e aneksimit të gradishullit ukrainas të Krimesë në vitin 2014. SHBA do të provojnë aftësinë për të transportuar trupat e tyre përtej Atlantikut, në Belgjikë dhe Hollandë dhe pastaj për t’i lëvizur me shpejtësi drejt Lindjes përmes Gjermanisë në Poloni dhe përgjatë krahut lindor të NATO-s. Pas manovrave, trupat do të kthehen në Shtetet e Bashkuara.

NATO-ja ka dërguar tashmë batalione në Balltik dhe Poloni për të parandaluar inkursione të mundshme ruse, por tani synon të jetë në gjendje të mbështesë çdo operacion ushtarak. Qeveritë evropiane janë gjithashtu duke shpenzuar më shumë për t’i mbajtur në gatishmëri forcat e tyre ushtarake.

Rusia thotë se nuk ka ndërmend të sulmojë NATO-n dhe akuzon aleancën për destabilizimin e Evropës./VOA

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit