10.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Wesley Clark mesazh të fortë Serbisë

Rekomandime

Wesley Clark, ish-komandanti i NATO-së që kishte udhëhequr operacionin e bombardimeve ndaj caqeve serbe gjatë luftës në Kosovë, ka thënë se ‘Serbia duhet të drejtohet kah Perëndimi’.

Ai ka thënë se po ashtu, është në të mirën e Serbisë që të punojë për anëtarësim në NATO.

- Advertisement -

E kuptoj se nuk është e lehtë për Serbinë por kjo do të ishte në interesin e saj, të kthehet kah Perëndimi.

Integrimi në Perëndim do t’i sjelltë Serbisë një stabilitet më të madh ekonomik, politik e diplomatik.

Serbia është e njohur që i ka dhënë shumë shkencës, duke filluar me Nikola Teslën.

- Advertisement -

Perëndimi dëshiron sa më shumë njerëz të tillë”, ka thënë Clark, në një intervistë që e transmetojnë mediat serbe.

Clark ka thënë se ‘mirëkupton hezitimin e opinionit në Serbi lidhur me NATO-në”, por se ‘bashkëpunimi dhe anëtarësimi në NATO do t’i sjellte shumë përfitime Serbisë’.

- Advertisement -

Ndryshe, gjenerali Clark ka udhëhequr operacionin e NATO-së kundër forcave serbe në Kosovë.

Ai është dekoruar nga Presidenti i Kosovës, me Medaljen Presidenciale Jublilare në dhjetëvjetorin e pavarësisë së Kosovës’.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit