2.6 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

90-vjeçari dënohet për tejkalim të shpejtësisë, gjykatësi e fal për një arsye prekëse

Rekomandime

“Caught in Providence” është një Gjykatë të Rhod Iland të Amerikës ku qytetarët gjykohen më ndryshe se zakonisht për rastet që përfshijnë trafikun, parkimin si dhe vepra të tjera penale. Joe Upton, 90 vjeç, është gjobitur nga policia e trafikut për kalim të shpejtësisë gjatë vozitjes. Por ai kishte një arsye për ngutjen e tij. Po e dërgonte gruan e tij në spital, e kjo e ka prekur edhe gjykatësin i cili ia ka falur dënimin.

- Advertisement -

Gjykatësi Frank Caprio i cili e drejton “Caught in Providence” derisa ka shqyrtuar rastin e 90-vjeçarit, ka treguar se ai po akuzohet se ka kaluar shpejtësinë e lejuar të vizitjes në zonën në të cilën ishte duke drejtuar veturën e tij.

Upton ka treguar se arsyeja e shpejtësisë gjatë vozitjes ishte dërgimi i gruas së tij në spital.

“Po, unë isha duke e dërguar gruan time në spital, në Bulevardin Blackstone, dhe aty duhet të kthehesh djathtas. Pra më duket që kam shpejtuar pak, nuk e di. Nuk kam marrë gjobë në trafik për ndoshta 30 vite, nuk e di. Unë vetëm brengosesha çka mund të bëj me të”, ka treguar Upton, transmeton Express.

- Advertisement -

Gjykatësi Caprio e ka pyetur 90-vjeçarin sa vjeçe është gruaja e tij dhe sa kohë kanë të martuar.

“Gruaja ime është 87 vjeç. Jemi të martuar tash e 67 vite apo ashtu disi. Kemi tre fëmijë. Unë realisht shkoj edhe në palestër, a mund ta besoni këtë?”, ka thënë Upton.

- Advertisement -

Gjykatësi i ka treguar se e kishte kaluar limitin e lejuar për më shumë se tre kilometra në orë.

Ndërkaq me shaka, gjykatësi Caprio i ka thënë se do të dënohet me kusht dhe se duhet të paraqitet në gjykatë pas 20 vjetësh.

“Inspektori Quinn do të ju dënojë me kusht për 20 vjet. Pas 20 vjetësh, ju do të ktheheni përsëri këtu”, i tha Caprio.

“Po, me siguri se do të vij. Në rregull, patjetër” tha Upton me shaka.

Ndërkaq Caprio ia ka falur dënimin duke thënë se është i impresionuar se si ai kujdeset ende për bashkëshorten e tij, ani pse në moshën 90-vjeçare.

“Ajo që më impresionon mua është se ai ishte duke e dërguar gruan në spital. Në moshën 90-vjeçare, ai ende po kujdeset për bashkëshorten e tij. Ata janë të martuar për më shumë se 60 vjet. Kjo është një histori amerikane e mrekullueshme. Paç fat zotëri, rasti shpallet i mbyllur”, përfundoi gjykatësi Caprio, duke e shpallur të mbyllur seancën.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit