8.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Nesër takimi i “madh” VV-LDK, pritet të vendoset vula e koalicionit

Rekomandime

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhje Demokratike e Kosovës do të takohen nesër për një diskutim të gjerë që do të dallojë nga të mëhershmet ku ishin vetëm kokat e partisë.

- Advertisement -

Reporteri.net mëson se VV e LDK do të ulen nesër në tryezë për të vendosur vulën e koalicionit, e ku do të marrin pjesë nënkryetarët e partive.

Sic u raportua sot gjatë ditës nga Reporteri.net, marrëveshja është arritur dhe vetëm pritet diskutimi i fundit dhe hedhja e firmave.

Ndërkoh, për këtë takim nuk janë deklaruar, të paktën zyrtarisht, të dyja partitë. Deri tani akoma nuk kanë njoftuar për takimin e nesërm.

- Advertisement -

Sidoqoftë, u mësua sot se VV e LDK kanë ndarë resoret, që do të jenë 5 me 5, dhe janë dakorduar edhe për pozitat e larta, si kryeministri, kryeparlamentari dhe presidenti.

Pozita e fundit, që ishte më problematika, është lënë të diskutohet sërish kur të afrohet skadimi i mandatit të presidentit aktual, Hashim Thacit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit