1.7 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

Mësohet se kur do të takohen sërish Isa Mustafa e Albin Kurti

Rekomandime

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe ai i LDK-së, Isa Mustafa, do të takohen sot në orën 16:00.

- Advertisement -

Pas takimit të djeshëm i cili zgjati rreth 2 orë por që rezultoi i pasuksesshëm në arritjen e marrëveshjes, ky takim do të jetë një tentativë tjetër për të arritur marrëveshje për koalicion mes dy partive për të bashkëqeverisur në katër vjetët e ardhshme, shkruan Reporteri.net

Megjithatë të dy partitë, Vetëvendosje dhe LDK-ja, kanë thirrur në takim kryesitë, ku edhe janë duke zhvilluar takim në selitë e tyre.

Pra, takimi mes Kurtit dhe Mustafës do të mbahet pas mbledhjes së kryesive të të dy partive të paralajmëruara për sot.

- Advertisement -

Ndryshe, siç ka shkruajtur Reporteri.net gjatë ditës së djeshme, partitë janë përafruar shumë për të gjitha detajet e marrëveshjes.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit