Kryeministrja e re e Finlandës, Sanna Marin, ka qenë ylli i Samitit të BE.
34-vjeçarja ka qenë në qendër të vëmendjes, pak ditë mbasi u bë kryeministrja ma e re në botë, vetëm 34 vjeç.
Por, ajo që bëri më shumë përshtypje, ishte takimi ma shumë se i përzemërt i presidentit francez Macron, me Marin.
Fotot e 41-vjeçarit duke u puthur dhe shkëmbyer biseda me të, kanë ba xhiron e rrjetit.