Një aksident ka ndodhur në afërsi të Aeroportit Ndërkombëtar ‘Adem Jashari’ afër Sllatinës, ku treni e ka goditur një veturë, ndërsa nuk dihet se a ka të lënduar, transmeton Gazeta Metro.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha.
“Policia ka pranuar informacionin për një aksident, mirëpo përveç dëmeve materiale ende nuk është raportuar për ndonjë të lënduar”, tha Hoxha.
Ndryshe, nëpër këtë rrugë qarkullon një tren i mallrave dhe jo i udhëtarëve.