2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

I vdiq gruaja 5 ditë pas martesës, 27-vjeçari shqiptar del nga spitali: Nuk u helmuam, ja çfarë ndodhi

Rekomandime

Ekspertiza mjeko-ligjore pritet të hedhë dritë mbi këtë ngjarje të rëndë të ndajres nga jeta të 19-vjeçares Rezarta Hajdari, ndërsa nga dëshmia e Olsi Hajdarit, bie poshtë teza e vetëhelmimit ose helmimit. Ai ngre dyshime se e gjitha mund ë ketë ndodhur nga çlirimi i gazit nga ngrohja që kishin në dhomën e gjumit, mangall me prushë.

- Advertisement -

Olsi Hajdari ka dalë nga spitali dhe tashmë ndodhet pranë familjes së ti në fshatin Xhyrë të Librazhdit. Teksa është mirë me shëndet, gjendja e tij psikologjike është e rënduar pas humbjes së bashkëshortes, Rezarta Hajdari, e cila ndërroi jetë më 13 dhjetor në dhomën e tyre të gjumit, vetëm 5 ditë pasi çifti ishin martuar.

Ekspertiza mjeko-ligjore pritet të hedhë dritë mbi këtë ngjarje të rëndë të ndajres nga jeta të 19-vjeçares, ndërsa nga dëshmia e Olsi Hajdarit, 27-vjeçar, bie poshtë pista e vetëhelmimit ose helmimit.

Ai ngre dyshime se e gjitha mund të ketë ndodhur nga çlirimi i gazit nga ngrohja që kishin në dhomën e gjumit, mangall me prushë.

- Advertisement -

Pasi kanë ngrënë darkë më prindërit e Olsit, çifti kanë marrë mangall me prush, e kanë vendosur në dhomë dhe kanë rënë të flenë gjumë. Prej këtij momenti, Olsi Hajdari thotë se nuk mban mend asgjë.

Dhoma ka pasur derë e dritare të mbyllur, e dyshohet që çifti të jenë asfiksuar. E para që ngriti dyshime se diçka nuk shkonte me ta ishte nëna e Olsi Hajdarit që i ka shkuar në dhomë pasi askush unk po dilte edhe pse kishte kaluar mëngjesi. Nusja kishte ndërruar jetë, ndërsa Olsi ishte në gjendje të rëndë teksa i dilte shkumë nga goja. Në gjuhën e mjekësisë ligjore, kjo quhet “vdekje e ëmbël”. Me çlirimin e gazit dhe tharjen e ajrit si pasojë e mungesës së oksigjenit, trupi bie dalë ngadalë në gjumë pa pasur asnjë mundësi reagimi.

- Advertisement -

Prindërit e çiftit kanë deklaruar se nuk kanë pasur asnjë dijeni dhe se janë shokuar, kur kanë gjetur vajzën të pajetë. Ata janë shprehur se nuk kishin dëgjuar që çifti të kishte ndonjë konflikt të mundshëm mes tyre apo edhe me persona të tjerë.

Deri para martesës, Olsi Hajdari prej disa vitesh qëndronte dhe punonte në Greqi, ndërsa e fejuara e tij 19-vjeçare qëndronte në Shqipëri, ku herë pas here e vizitonte dhe familjen e të fejuarit në Xhyrë.

Por vëllai i Rezartës,  pretendon se motrën ia kanë vrarë dhe njëkohësisht kërkon zbardhjen e së vërtetës. “Kush ta bëri këtë të keqen lali, një javë që u martove. Ku e le lalin ti të keqen lali”, shprehej ai teksa shpërthente në lotë jashtë spitalit të Elbasanit.

“Të afërmit e dhëndrit na thanë se janë helmuar me mangall, por ne nuk e besojmë një gjë të tillë. Kemi dyshime që i kanë helmuar. Njeriu nuk mund të vdesë aq lehtë nga mangalli. Kemi dyshime se dikush nga të afërmit e Olsit mund t’i ketë helmuar nga zilia. Ata të dy e donin shumë njëri-tjetrin. Janë martuar me dashuri dhe dukeshin shumë të lumtur. Ende nuk e kemi marrë veten nga ajo që ka ngjarë, por ne si familje do të bëjmë hetimet tona. Ndër të tjera, po presim që të vijë edhe ekspertiza mjeko-ligjore. Aty do të gjendet e vërteta”, –  shprehej sot në një intervistë për gazetën Shqip vëllai i Rezartës

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit