Rama shoqëron Alesion dhe Aurelin në shkollë: Të jeni kampion në mësime

0
104

Kryeministri Edi Rama, mëngjesin e sotëm ka shoqëruar sot për në shkollë Alesios dhe Aurelit, të cilët i shpëtuan mrekullisht tragjedisë që shkaktoi tërmeti i 26 nëntorit.

Këtë të hënë, siç edhe kishte deklaruar, ai i mori me makinë dy djemtë për ti shoqëruar në ditën e tyre të parë të shkollës, që pas ndërprerjes nga tërmeti 6.4 ballë.

“Duhet të jeni kampion në mësime”, i porositi Rama ndërsa udhëtonin me mjet. Më pas ai i pyeti nëse i kishin çantat në rregull.

Dy djemtë do të studiojnë në shkollën 9-vjeçare “Ahmet Zogu” në Kamëz. Ata u pritën në oborr nga drejtori i shkollës. Rama shoqërohej dhe nga kryebashkiaku i Kamzës, Rakip Suli.