11.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

“Vajzën ma helmuan”, mamaja e Rezartës pretendon për vrasje. Vëllai nuk pranon krushqit

Rekomandime

Suzana Xibraku, mamaja e Rezartës, e cila u gjet e vdekur pak ditë më parë në banesën në fshatin Xhyrë të Librazhdit, pretendon se vajza e saj është helmuar.

- Advertisement -

“Vajzën ma helmuan, duam të zbardhet e vërteta. Po shkojmë të bëjmë denonimin në polici”, është shprehur mes lotëve ajo.

I vëllai i viktimës, Reshit Xibraku akuzon familjarët e dhëndrit për helmimin e motrës së tij.

“Nuk pranoj njerëzit e Olsit të më vijnë në shtëpi. Ata më helmuan motrën. Të hetohet e vërteta. Po shkojme në polici. Fola me Olsin, e pyeta çfarë i bëtë motrës time, më tha nuk mbaj mend asgjë, ne morëm mangallin dhe fjetem”, është shprehur vëllai i Rezartës.

- Advertisement -

Rezarta kishte vetëm tre ditë që ishte martuar me Olsi Hajdarin, ndërkohë që prindërit e këtij të fundit i gjetën në dhomë të helmuar. Rezarta nuk arriti të shpëtonte, ndërsa Olsi ka mundur të mbijetojë pas trajtimit mjekësor.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit