Edhe pse në muajin mars të këtij viti Kuvendi i Kosovës miratoi projektligjin për ndalimin e lojërave të fatit, në disa vende ende nuk po respektohet ky vendim.
Ndonëse kishte edhe të arrestuar lidhur me këtë çështje, në fshatin Karaçevë të Kamenicës, aktivitete të tilla po vazhdojnë të zhvillohen ilegalisht, shkruan Indeksonline.
Banorët e Karaçevës shprehën të shqetësuar lidhur me prezencën e kazinove në fshatin e tyre.
Madje sipas banorëve, ata po frikësohen edhe të kalojnë në atë pjesë pasi që sipas tyre siguria është e lartë në ato objekte, ku punëtoret e sigurimit posedojnë armë automatike.