2.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Për 16 muaj ky ministër shpenzoj nga buxheti i Kosovës hiq më pak se 42 mijë euro

Rekomandime

Ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, ka shpenzuar 42 mijë e 180 euro nga buxheti i Kosovës për një vit e katër muaj, transmeton Gazeta Metro.

- Advertisement -

Sipas të dhënave në dokumentet zyrtare, Bajram Hasani gjatë kohës kur ishte ministër nga radhët e Nismës, kishte marrë pagë vjetore prej 22 mijë e 583 euro.

Siç bën të ditur Gazeta Sinjali, gjatë mandatit të tij qeverisës, Hasani kishte shpenzuar 6 mijë e 918 euro për udhëtime zyrtare.

Prej tyre, 454 euro janë shpenzuar për akomodim në hotele, 1, 848 për ushqim gjatë udhëtimeve zyrtare, 4,258 euro për bileta dhe 300 euro nuk është definuar për çfarë janë shpenzuar, kurse 60 euro për shërbime të tjera.

- Advertisement -

Përveç kësaj shume, vetëm pagesa me kartelë gjatë udhëtimeve jashtë vendit, Hasani ka shpenzuar 3,572 euro.

Ish-ministri për reprezentacion të MTI’së dhe darka kishe shpenzuar mbi 7 mijë euro. Shuma e paraparë që të shpenzohej për ta prezantuar ministrinë ishte 500 euro, në shumicën e rasteve ministri nga ky buxhet kishte kursyer vetëm nga 10 centë.

- Advertisement -

Për mbushje telefoni, Hasani kishe shpenzuar afro 2,100 euro, shkruan Gazeta Sinjali.

Ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani u shkarkua nga kjo pozitë nga partia “Nisma” në qeverinë Haradinaj, pastaj i njëjti është bërë pjesë e Aleancë për Ardhërminë e Kosovës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit