1.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Vjen lajmi i keq për Vetëvendosjen dhe LDK-në: Edhe nëse arrihet koalicioni…

Rekomandime

“Edhe po që se arrijnë marrëveshje në minutat e fundit për çështjen e presidentit, do të jetë kjo një marrëveshje e zorit, e një koalicioni jo natyral dhe jo parimor. Qeveria Kurti, jo vetëm që nuk do ta përmbush mandatin 4 vjeçar, nuk pritet të shkojë më gjatë sesa në pranverën e vitit 2021. Arsyet që mund ta lënë në gjysmë mandatin e qeverisë Kurti janë të shumta. Fillimisht do të jenë pakënaqësitë e ndërsjella të dy partnerëve në koalicion, të cilat gjatë rrugëtimit do të prodhojnë kriza të pa evitueshme, si pasojë e rikonfigurimit të grupeve parlamentare në Kuvend”, tha Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Analistët politikë të cilët e kanë përcjellë që nga fillimi përafrimin e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, fillimisht si opozitë parlamentare, e më pastaj në procesin zgjedhor me zotimet për koalicion qeverisës, deri më tani kur nuk po arrijnë të merren vesh për lidhjen e koalicionit qeverisës.

- Advertisement -

Analistët dyshojnë se edhe në rast se krijohet ky koalicion, ka rrezik që të jetë koalicion i zorit dhe jetëshkurtër si koalicionet e mandateve të deritanishme.

Krejt kjo për faktin se sipas analistëve, po shihet ashiqare se sa jo serioz, jo parimor, me plotë përplasje dhe akuza të ndërsjella po përcillen diskutimet në fazën e negocimit për ndarjen e pushtetit

E lidhur me këtë temë, për “Kosova Sot Online” ka folur analisti politik, Florim Zeqa.

- Advertisement -

Sipas Florim Zeqës, me këto mosmarrëveshje në fillim të bisedimeve, koalicioni nuk mundë të ketë të ardhme të suksesshme, jetëgjatësi dhe funksionalitet për përmbushjen e të gjitha zotimeve.

Florim Zeqa

“Edhe po që se arrijnë marrëveshje në minutat e fundit për çështjen e presidentit, do të jetë kjo një marrëveshje e zorit, e një koalicioni jo natyral dhe jo parimor. Qeveria Kurti, jo vetëm që nuk do ta përmbush mandatin 4 vjeçar, nuk pritet të shkojë më gjatë sesa në pranverën e vitit 2021. Arsyet që mund ta lënë në gjysmë mandatin e qeverisë Kurti janë të shumta. Fillimisht do të jenë pakënaqësitë e ndërsjella të dy partnerëve në koalicion, të cilat gjatë rrugëtimit do të prodhojnë kriza të pa evitueshme, si pasojë e rikonfigurimit të grupeve parlamentare në Kuvend.

- Advertisement -

Gjithnjë po flasim në mënyrë hipotetike, në rast të krijimit të “Qeverisë Kurti”, para se gjithash, do të jenë bisedimet me Serbinë, ato që do ta ndajnë në dysh koalicionin LVV-LDK, pastaj do të jetë lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, e cila përveç se do të prekë eksponentët brenda koalicionit, do të rrezikojë edhe interesat e dy subjekteve në planin afatshkurtër dhe afatmesëm politikë.

Nisur nga këto aspekte dhe të ngjashme si këto, LVV dhe LDK si dy subjekte me profilizim të kundërt politik, do ta kenë vështirësi në menaxhimin e buxhetit të shtetit si edhe implementimin e aspekteve zhvillimore të vendit”, tha Zeqa për “Kosova Sot Online”.

E kur shihen të gjitha këto zhvillime dhe përplasje dramatike që po i përcjellin bisedimet për koalicion, sipas analistit Zeqa del se qëllimi final është jo interesi i qytetarit, por ai i individëve.

Që përmes posteve politike të përfitojnë individualisht, të pasurohen, prandaj Kosovës i duhet me urgjencë krejtësisht një fryme tjetër e re politike.

Nga kjo rrjedhë edhe konstatmi logjik, se partitë politike ende mendojnë me logjikën e pasurimit përmes pushtetit dhe se demokracia e brishtë kosovare akoma lëngon për një frymë krejtësisht të re politike, që nuk e shikon interesin politik partiak, por e vlerëson individin dhe kontributin e tij në funksion të zhvillimit të shtetit në interesin publik dhe shtetit të së drejtës”, përfundoi Zeqa për “Kosova Sot Online”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit