Tre emrat për president të Kosovës sipas diplomatit holandez

0
118
Robert Bocsh

Ish-ambasadori i Holandës, Robert Bocsh ka thënë se situata e krijuar politike në Kosovë nuk duhet të zgjasë shumë.

Bocsh ka propozuar tre kandidatë që sipas tij janë të përshtatshëm për pozitën e presidentit.

Postimi i plotë:

Fatmir Sejdiu duhet të jetë një kompromis i mirë për postin e presidentit edhe pse ky post edhe për disa vite është i zënë.

Ai ka eksperiencë, është i pavarur dhe nuk është i angazhuar në ndonjë parti.

Dy të tjerë, që janë krejtësisht të pavarur më shkuan në mend si kandidatë të shkëlqyer janë: Veton Surroi dhe Vjosa Dobruna.

Të dy me përvojë në vend dhe ndërkombëtarisht, ata do ta përmirësonin imazhin e vendit.