2.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

VV i përgjigjet Haradinajt, që e quajti Albin Kurtin menaxher të dobët

Rekomandime

Lëvizja Vetëvendosje iu ka kundërpërgjigjur deklaratave të kreut të AAK-së, e kryeministrit në detyrë, Ramush Haradinaj që sot pas mbledhjes së qeverisë e ka quajtur Albin Kurtin menaxher të dobët, e qeverinë që ai do të udhëheq dështim, raporton Gazeta Express.

- Advertisement -

Në një reagim dërguar për Express nga Vetëvendosje thonë se sa menaxher i mirë është Haradinaj, e tregon gjendja katastrofale ekonomike, mungesa e investimeve, papunësia, zhvillimi i munguar i teknologjisë dhe infrastrukturës, gjendja skandaloze e shëndetësisë dhe rekordet negative në arsim si dhe zvogëlimi i njohjeve në sferën ndërkombëtare.

Sipas VV-së populli po kërkon ndryshim, dhe për këtë kanë votuar opsionin e ndryshmit real.

“Gjendja katastrofale ekonomike, mungesa e investimeve, papunësia, zhvillimi i munguar i teknologjisë dhe infrastrukturës, gjendja skandaloze e shëndetësisë dhe rekordet negative ne arsim si dhe zvogëlimi i njohjeve në sferën ndërkombëtare shoqëruar me përkeqësimin e imazhit të Kosovës tregojnë sa menaxher i mire është Haradinaj dhe sa kompetent është ai për te folur për këto gjera. Populli po kërkon ndryshim e prandaj e ka votuar opsionin e ndryshimit real. S’ka asnjë mundësi për ta ndalur ndryshimin te cilin e ka vendos populli”, kanë bërë të ditur nga VV’ja.

- Advertisement -

Ndryshe, sot pas mbledhjes së qeverisë, Haradinaj tha se institucionet e reja duhet që të krijohen sa më shpejtë.

“Kemi parasysh se është mirë që sa më shpejt të krijohen institucionet, nuk është mirë që të vonohen në pafundësi, barra bie mbi fituesin e zgjedhjeve, në këtë rast, VV, nuk e kam këtë me thënë se duhet me bë kompromise, po fituesi është mandatar, vonesa në institucione nga fituesi është minus për ta, për ata që kanë premtu se do ta ndërpresin zhvatjen e shtetit, ata kanë mujt me qenë qeveri po nuk janë t’u i marrë vendimet, ose që kanë me ç’kap shtetin, po shihet më duket se nuk kanë qenë të vërteta. Punët që po i kryej sot duhet mi kry se bankroton shteti”, shton ai.

- Advertisement -

I pari i Qeverisë në detyrë thotë se qeveria në krye me Albin Kurtin do të jetë zhgënjim, e shprehi dyshime për aftësitë e tij menaxheriale.

“Unë kam fol më përpara për vlerësimin tim për një qeverisje Kurti bazuar për vlerësimet që kanë, nëse e voton parlamentin, gjithmonë kam thënë që kam dyshim në aftësitë e tij menaxheriale, edhe që do të jetë zhgënjim kjo qeveri. Pres që qeveria që vjen të jetë shumë e dobët”, ka thënë ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit