Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se është shumë e vështirë të parashikohet se kur mund të rinisin negociatat ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit drejt arritjes së një zgjidhje finale për normalizimin e raporteve në mes të dy shteteve.
Sipas tij situata aktuale me diskutimet që po bëhen për krijimin e institucioneve të reja në Kosovë, tregon se është e vështirë të parashikohet koha se kur palët mund t’i rikthehen tryezës së diskutimeve.
“Negociatat për një marrëveshje koalicioni pas zgjedhjeve janë vështirësuar tani”, ka thënë Daçiq duke shtuar se një situatë e tillë e bënë të vështirë parashikimin se kur mund të kthehet Kosova ne dialog.
Derisa Daçiq i ka bërë këto deklarata, nga Lista Serbe ndërkohë janë shprehur të gatshëm që të bashkëpunojnë me partitë të cilat janë duke tentuar krijimin e Qeverisë.
Kreu i “Srpskas”, Goran Rakiq, ka thënë se partia e tij nuk do të jetë pengesë për krijimin e qeverisë re, duke kërkuar respekt më të madh për “Listën Serbe”.