Kiowa, helikopterët historikë të ushtrisë amerikane, kanë shërbyer si mjete të lehta observimi dhe zbulimi që nga viti 1969 e deri në vitin 2013, kur dolën nga shërbimi.
Megjithatë, 70 prej këtyre Kiowa Warriors, që deri tani qind ronin në shkretëtirën e Arizonës, janë duke shkuar në Greqi për programin e qeverisë amerikane që lejon shitjen e pajisjeve të vjetra ushtarake ndaj vendeve aleate.
Shumë pilotë veteranë amerikanë, të cilët i kanë drejtuar këto helikopterë në të shkuarën, do të kenë mundësi ta bëjnë sërish në Greqi, teksa ndajnë njohurinë e tyre me kolegët grekë.
- Advertisement -