10.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Pas Amerikës, edhe BE vendos sanksione ndaj Rusisë

Rekomandime

Bashkimi Europian zgjati edhe për gjashtë muaj të tjerë sanksionet ekonomike ndaj Rusisë për rolin e saj në konfliktin në Ukrainën Lindore, në përputhje me një vendim të marrë nga udhëheqësit e bllokut javën e kaluar.

- Advertisement -

Sanksionet u miratuan për herë të parë në korrik të vitit 2014 pas aneksimit të Gadishullit të Krimesë nga Rusia dhe mbështetjen e saj për separatistët pro Moskës, në lindje të vendit. Që atëherë masat kufizuese janë zgjatur çdo gjashtë muaj. Aktualisht ato janë në fuqi deri më 31 korrik 2020.

BE shpejtoi lehtësimin e sanksioneve për të përparuar me marrëveshjet e Minskut, që bëjnë thirrje për armëpushim të pakushtëzuar dhe që të dy palët të tërheqin armët e rënda në lindje të Ukrainës. Kjo ishte menduar të ndodhte deri në fund të vitit 2015.

“Duke qenë se kjo nuk ndodhi, sanksionet kanë mbetur të pandryshuara”, shkroi BE në një deklaratë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit