3.6 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Plagoset zyrtari i Telekomit gjatë ndejës së fundvitit, policia jep detaje

Rekomandime

Një zyrtar ka mbetur i plagosur gjatë ndejës së fundvitit të cilën e ka mbajtur mbrëmë Telekomi i Kosovës. Rasti ka ndodhur pak para mesnatës në një nga lokalet në rrugën “Enver Zymberi” në Prishtinë.

- Advertisement -

Rasti ka ndodhur në një kafene të Prishtinëes ndërsa i plagosur ka mbetur Shaban Ramaj, truproja i Kryetares së Bordit të Telekomit, Besa Shatri.

Plagosja ka ndodhur pas rrahjes në lokal në të cilin kanë qenë punëtorët e Telekomit.

Rasti është konfirmuar edhe nga raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës, derisa bëhet e ditur se zyrtari i plagosur është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

- Advertisement -

“Në një lokal ka ndodhur një rast plagosje me armë zjarri. Njësitet relevante policore kanë dal në vendin e ngjarjes. I plagosuri është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Dyshohet se deri tek plagosja ka ardhur pasi një fjalosjeje (zënke) mes disa të rinjve. I plagosuri deklaron se është lënduar aksidentalisht vet-plagosur. Policia ka konfiskuar një armë, ka intervistuar të dyshuar dhe dëshmitarë. Me aktvendim të prokurorit një i dyshuar dërgohet në mbajtje për 48 orë”, njofton Policia.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit