Ka mbi dy muaj që kanë kaluar zgjedhjet parlamentare në Kosovë, mirëpo Qeveria është shumë larg të formohet.
Kjo për faktin se LVV-ja dhe LDK-ja nuk po arrijnë të bëjnë marrëveshje për koalicionin qeverisës.
E pasi formimi i Qeverisë nuk po arrinë të bëhet janë përmendur edhe shkuarja në zgjedhje të reja.
Për këtë çështje, Gazmend Islami kryetar i Ballit Kombëtar Demokrat për Kosovë, thotë se, në rast që nuk formohet koalicioni LVV-LDK , do të kemi zgjedhje të jashzakonshme parlamentare.
Në këto zgjedhje, sipas Islami do të kemi koalicionin PAN dhe AKR-në së bashku e cila pritet që të dal e para, pasi janë katër parti politike në një listë të përbashkët.
E një paramarrëveshje e tyre, sipas Islamit do të jetë që Hashim Thaçit t’i vazhdohet posti i presidentit.
Ndërsa koalicionin qeverisës do ta formojnë me LDK-në, dhe LVV-ja do të dal në opozitë.
Lexojeni shkrimin e plotë të Islamit të postuar në Facëbook:
Skenari i LDK-së dhe dhe rreziku i një lufte qytetare në Kosovë!!
Sipas të gjitha gjasave, po shihet se LDK-ja ka prapaskenat e veta dhe kjo është që me çdo kusht dëshiron që vendim ta çoj prap në zgjedhje në mënyrë që t’i jap mundësinë PAN-it që të hyjnë si PDK, AAK, NISMA dhe AKR si një grup i përbashkët në zgjedhje e që me gjasë reale do të dilnin të parët.
Sigurisht që paramarrëveshja është që Hashim Thaçit t’i vazhdohet mandati i presidentit dhe në çdo variant pra LDK-së t’i jepet posti i kryeministrit pasi që do të dalin si partia e tretë në zgjedhje, në mënyrë që para qytetarëve të arsyetohen se Kosovën e presin punë të mëdha dhe nuk munden që të arrinin një marrëveshje me Lëvizjen Vetëvendosje.
Mirëpo, kjo mund ta çoj vendin në një krizë të thellë e cila do të mund të çonte pra në një luftë qytetare, sepse qytetarët e Republikës në asnjë mënyrë nuk do të pranojnë lojërat e tilla të cilat e devalvojnë vlerën qytetare, njerëzore të Republikës së Kosovës.