2.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Gjendet një person i vdekur në Pejë

Rekomandime

Një person pa shenja jete është gjetur mbrëmë në Pejë.

- Advertisement -

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate nga Policia e Kosovës në Pejë.

Siç njofton policia, në trupin e viktimës nuk janë vrenjtur shenja të dhunës.

Trupi i pa jetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) Prishtinë me vendim të prokurorit shtetit për tu sqaruar rrethanat e vdekjes.

- Advertisement -

Njoftimi i plotë:

“Njoftoheni se më datë 22.12.2019 rreth orës 20:26 një ankues, ka kërkuar ndihmën e Policisë në rrugën, ’Agush Gjoci’ në Pejë, pasi që aty ka shtëpinë dhe se shtëpia e tij ishte e mbyllur dhe dritat e ndalura. Ankuesi ka shprehur shqetësim për vëllain e tij i cili ka qenë duke banuar në shtëpi dhe nuk po i përgjigjej në telefon”.

- Advertisement -

Njësitet policore kanë shkuar në vendin e ngjarjes, kanë kontaktuar ankuesin dhe menjëherë kanë ndërmarr masat e nevojshme, me ç ‘rast në shtëpinë e tij kanë gjetur shtetasin L.R. (1978) m / k / sh pa shenja jete dhe tek viktima nuk vëreheshin shenja dhune apo lëndime.

Vendit të ngjarjes iu kanë përgjigjur Njësiti i Hetimeve Rajonale, Prokurori i shtetit i cili ka udhëhequr me shikimin e vendit të ngjarjes mbrëmë dhe sot gjatë ditës. Ekipi mjekësor kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Trupi i pa jetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) Prishtinë me vendim të prokurorit shtetit për tu sqaruar rrethanat e vdekjes.

Rasti i cilësuar hetim i vdekjes, është duke u hetuar nga hetuesit rajonal DRP Pejë në koordinim të plotë me prokurorin e shtetit për tu sqaruar të gjitha rrethanat rreth këtij rasti.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit