Lutfi Haziri: Jemi shumë afër marrëveshjes me LVV-në

0
98
Lutfi Haziri

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri i ka thënë Radios Evropa e Lirë se do të shfrytëzohet koha para mbajtjes së seancës konstituive të Kuvendit, për të diskutuar me Vetëvendosjes që të ‘tejkalohet kjo situatë’ dhe të nënshkruhet marrëveshja.“Jemi afër, besoj shumë.

Por, palët, si duket, po kanë nevojë edhe më tutje që të diskutojnë për zgjedhjen e presidentit, duke u koordinuar në mes nesh, në mes dy partive kryesore që do të ndërtojnë koalicion për ndryshimin në Kosovë.

Vullneti i të dy palëve është i mirë, që të gjendet zgjidhja dhe të përfundojnë marrëveshjen”, tha Haziri .Haziri shpreson që të gjitha elementet e marrëveshjes për koalicion qeverisës, do të sqarohen dhe zgjidhen para datës 26 dhjetor.