1.4 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

Akuza për Agim Veliun dhe të tjerët se vodhën nga përmendorja e Ali Ajetit

Rekomandime

Dy shtatore të Ali Ajetit janë ndërtuar për të njëjtin vend, por vetëm një prej tyre është zbuluar dhe është vendosur në sheshin që mban emrin e heroit.

Komuna e Podujevës e ka shpallur edhe një tjetër konkurs në vitin 2017 (dhjetë vjet pasi kishte përfunduar konkursi për të parën). Me këtë rast, 20 mijë euro janë paguar nga komunarët për përmendoren e parë.

Rrëfimin për krejt çka ka ndodhur prej shumë vjetësh e ka treguar axha i Aliut, Hetem Ajeti. Ky i fundit i cili ka qenë në Çetën e Llapit ka akuzuar rëndë kryetarin aktual të Podujevës, Agim Veliu, për siç e quan ai, “vjedhje” në shtatoren e Aliut.

- Advertisement -

Ai në shkrimin e tij përmend edhe ish-deputetin e PDK-së, Latif Gashi, për të cilin thotë se pati dhënë premtim për financimin e kësaj shtatore, por që sipas tij nuk e kishte bërë një gjë të tillë.

Sipas Hetemit, komisioni që u zgjedh për ndërtimin e shtatores së parë u bllokua ende pa filluar puna, e cila punë iu besua Izeir Mustafës.

Hetemi thotë se maratona e pengesave për ndërtimin e shtatores ka zgjatur për 13 vjet. Sipas tij, pengesën më të madhe e kanë bërë Latif Gashi, Rrustem Mustafa dhe Agim Veliu, shkruan llapi.

- Advertisement -

Në një postim të gjatë në Facebook ku edhe është sqaruar e gjithë ngjarja, Hetemi thotë se Veliu anuloi konkursin e parë. Kësisoj, siç ka thënë Hetemi, u shpall konkursi i ri dhe u zgjodh një person tjetër për ndërtimin e shtatores që ka kushtuar 80 mijë euro dhe ende pa u bërë një vit ka filluar t’i dalë ndryshku.

“Tani Agim Veliu me ata që e pengoj 13 vite si e kam cekur më lart se shtatorja e Ali Ajetit kushtoi 80.000€ (20.000€+60.000€) këto 60.000€ që e tenderoi Agim Veliu unë nuk e di qmimin e bronzit por ishin disa lloj bronzi,por ky bronzi i cili u qit në shtatoren e Aliut është një lloj bronzi më i dobët por që ende pa u bë 1 vit shtatorja ka filluar me u deformuar po Agim Veliut nuk i ka interesuar bronzimi i cili është adekuat për shtatoren po i ka interesuar që tu mbeten para për vete dhe për ata që e përkrahen me ja hjek nga dora punimin e gatshëm Izeir Mustafes se nga Izeir Mustafa nuk mundeshin me marr asnjë cent e ky bronz që është bronzuar shtatorja unë nuk besoj që iu ka kushtuar më shumë se 5000-6000€,20.000€ i mori ai që e punoi dhe Agim Veliut i mbeten boll”, ka shkruar ai ndër të tjerash.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit