Elseid Hysaj është gjithnjë e më pranë largimit nga Napoli, por skuadra italiane nuk do të mbetet pa lojtarë shqiptarë në ekip. Skuadra e Gatuzos ka arritur akordin me Veronën për të transferuar në ‘’San Paolo’’, Amir Rrahmanin.
Mediat italiane shkruajnë se gjithçka është e mbyllur dhe në orët në vazhdim kapiteni i kombëtares kosovare pritet të kryejë vizitat mjekësore dhe të hedhë firmën në kontratë.
Mbrojtësi dardan do të vesh fanelën e Napolit në merkaton e janarit. Ai do të luajë me napolitanët si i huazuar deri në fund të sezonit dhe më pas do të hedhë firmën në kontratë deri në vitin 2025.
Napoli do të paguajë 15 milionë euro për kartonin e futbollistit.