7.1 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

VV nuk tërhiqet, thonë se edhe po të donin nuk mund t’ia japin LDK-së presidentin

Rekomandime

Drejtor ekzekutiv i Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë, Boiken Abazi, i ftuar në një studio televizive s ka deklaruar se duke marrë parasysh figurat që janë në krye të shtetit sot, duke filluar nga presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri aktual, Ramush Haradinaj, është vendim i drejtë që ata nuk marrin pjesë në samitin e Mni-Schengenit.Abazi ka thënë se ata “kanë shitur” me pazare vendin e tyre. Ndryshe nga ata, shprehet Abazi, Kurti në atë takim do i bënte disa gjëra ta qarta Serbisë, më kryesorja reciprocitetin.

Kosova mungonte me të drejtë. Nuk kam besim te udhëheqësit aktualë të Kosovës, Thaçi, Haradinaj.

- Advertisement -

Tek Albin Kurti unë kam besim që do bënte një përfaqësim të denjë. Do bënte mirë të ishte dhe të bënte të qartë reciprocitet me Serbinë.

Në Beograd (ku do të mbahet Samiti i radhës) nuk e di.

Para se të shkojmë në Beograd, Albin Kurti dhe Rama duhet të bëjnë disa takime bashkë, për të parë disa interesa të përbashkëta.

- Advertisement -

Rama ka vajtur shumë larg.

Vajtja e tij në Beograd ku kërkoi njohjen e Pavarësisë së Kosovës, e mirë, por e pamjaftueshme.

- Advertisement -

Nuk ka përmendur gratë e përdhunuar, viktimat e luftës, nuk ka folur për 22 miliardë euro që Serbia ia ka borxh Kosovës”, tha Abazi.

Mes kritikave për Mini-Schengenin, sipas së cilit është ngritur mbi bazën e një “gënjeshtre”, pasi sipas tij, tregtia e lirë është e pamundur të arrihet, Abazi tha se do ishte zgjedhja më e mirë që të kishte pikë së pari një bashkëpunim ekonomik dhe politik mes dy vendeve Kosovë-Shqipëri, dhe më pas mes shteteve të tjera të rajonit.

Ai e ka përkufizuar Mini-Shengeni si një mjet me të cilin Serbia synon që të dominojë ekonomikisht rajonin.

“Nuk ka qenë diçka e re për ne protesta kundër Vuçiqit. Në 8 maj ka pasur një tjetër aktivitet ku ka marrë pjesë Vuçiq dhe Dodik, gjë e kanë ngritur pushtetin mbi gjenocidin. Ne besojmë që nuk janë shqiptarët ata që kanë shpallur armiqësi nga Serbia. Kanë qenë politikat agresive të Serbisë, në kohë paqe kërkon të dominojë ekonomikisht rajonin. Mini-Schengeni po paraqitet në kuadër të një besimi që tregtia e lirë do të na zhvillojë të gjithëve.

Tregtia e lirë është vështirë të mendosh që ekziston, se nuk mund të caktojmë njerëz.

Nuk mund të tregohen skllevër, drogë, janë aktivitete të paligjshme.

Nuk kemi të bëjmë me treg të lirë.

Brenda Europës, nuk ekziston tregtia e lirë.

Europa ka një politikë të përbashkët, agro- kultutore. Ka kuota, kaq domate do prodhosh ti…As brenda BE-së s’ka tregti të lirë.

Kosova dhe Shqipëria duhet të jenë përplotësuese, do ishte logjike që së pari t’ia nisim bashkëpunimin e Kosovën.

Ky është argumenti ekonomik, dhe duhet të jetë edhe në aspektin politik.

Pse ky nxitim i Ramës të nisë këtë projekt pa pjesëmarrjen e Kosovës”, tha Abazi.Ai është ndalur të flasë edhe politikën e brendshme në Kosovë.

Kur kanë mbetur më pak se 72 orë për krijimin e qeverisë së re, Abazi akuzoi LDK-në se po bën një lojë të pisët, duke shtuar se kërkesa e kreut të kësaj forcë politike, Isa Mustafa për të marrë postin e presidentit është më tepër shkak për të prishur koalicionin.

“Dhe po të donin, nuk ia japim dot se s’kemi aq vota sa për të zgjedhur presidentin.

Mua më duket më shumë se shkas për ta prishur koalicionin.

Vjosa Osmani është tërhequr, Isa Mustafa pretendon postin e presidentit, që edhe po të donim nuk ia japim dot.

Edhe Bundestagu na e ka thënë që qytetarët kanë zgjedhur një qeveri të re, jo presidentin”, ka thënë ai.

“Mund të jetë edhe një lloj presioni nga LDK.

Ne kemi qenë zemërgjerë që lëshojmë pe për vendin e portit të kryetarit të Kuvendit.

Mundet LKD të bëj koalicion me të tjerët ose mundet që të shkojmë në zgjedhje.

Lojë e pisët që po luhet.

LDK të reflektojë, të krijojmë një qeveri të re që e kanë votuar qytetarët”, përfundoi Abazi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit