10.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

‘Për mua, Kosova është e pavarur’: Anëtari i Presidencës Boshnjake ka edhe një përgjigje për serbët

Rekomandime

‘Për mua, Kosova është shtet i pavarur’, kështu deklaroi ditë më parë anëtëri kroat i Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Zeljko Komsic. Ndërsa, sot partia e tij përmes një komunikate për media iu kundërpërgjigj edhe një herë deklaratave të zyrtarëve serbë, duke thënë se ‘nuk do të bëjnë asnjëherë, atë që nuk dëshirojnë t’ua bëjë atyre dikush tjetër.

- Advertisement -

Pavarësisht se ekziston ose jo një njohje e ndërsjelltë mes Bosnjë e Hercegovinës dhe Kosovës, Komsic ditë u deklarua se për të, kjo e fundit është një shtet i pavarur.

“Siç qëndrojnë tani punët, duhet të presim, edhe pse unë nuk kam dilema se Kosova është shtet i pavarur”, ka thënë Komsic.

Ndaj kësaj deklarate reaguan ashpër zyrtarët serbë, sidomos Ministri i Mbrotjes, Aleksandar Vulin, i cili e quajti Komsicin ‘një boshnjak në Presidencën Boshnjake’.

- Advertisement -

Anëtari i Presidencës sot iu kundërpërgjigj Vulinit përmes një komunikate për media, ku tha se nuk do t’ia bëjë atij, atë që Milosevic ua bërë popullit të Bosnjës.

“E kuptojmë shumë mirë thënien ‘mos ia bëj dikujt atë që nuk dëshiron të ta bëjë dikush’, andaj as ne nuk do t’ia bëjmë Vulinit atë që krimineli Slobodan Milosevic ua bërë popullit boshnjak”, ka thënë ai.

- Advertisement -

Ndryshe, para disa ditës Komsic është deklaruar edhe rreth marrëveshjes së mundshme mes Kosovës dhe Serbisë, ku ka thënë se pavarësisht për çfarë bien këto dy shtete dakord, kjo nuk do të jetë precedant për zgjidhjen e problemeve, siç thuhet në Ballkanin Perëndimor e posaçërisht në Bosnje

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit