Një romancë e re duket të ketë lindur në shoubizin shqiptar.
Fjala është për aktoren bukuroshe Arta Nitaj që duket të jetë në lidhje me një futbollist të njohur shqiptar, Adnan Januzajn, i cili kishte refuzuar Shqipërinë në të kaluarën, ani pse një popull i tërë po e luste atë që t’i thoshte ‘PO’ Kombëtares shqiptare
Dyshimet kanë nisur tash e një kohë nga marrëdhënia e reflektuar në Instagram ku dyshja ndiqen me njëri-tjetrit por janë vulosur sot.
Arta dhe Adnani janë bashkë në një udhëtim për të cilin burimet e Prive.al saktësojnë se bëhet fjalë për Emiratet e Bashkuara Arabe.
Kjo është vërejtur nga postimet në vende identike teksa kanë pozuar edhe me një kafshë të njejtë në profilet e tyre respektive.