20.3 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Veseli i hidhëruar me Kurtin: Na vendosën kryqa, nuk bëjmë koalicion me ta

Rekomandime

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se PDK do të jetë opozitë, shkruan Periskopi.

- Advertisement -

Veseli ka thënë se PDK do të përkrah çdo iniciativë që është në të mirë të Kosovës, por jo konceptet e ndonjë koalicioni.

“Do të përkrahi cdo iniciativë që është në të mirë të Kosovës, por nuk do të përkrahin një koncept të një koaliconi”

“Ne jemi opozitë qëndrimi jonë është konsistent opozitë”, ka thënë Veseli në Klan Kosova.

- Advertisement -

Tutje ai ka thënë se po presin një proces demokratik nga LDK-VV të cilët kanë promovuar këtë koalicion që dy vite.

“Ne jemi duke pritur që te kemi një proces normal demokratik, me u marrë vesh këto çka kanë fitu e cila do të jetë opozitë reale në të mirën e Kosovës”, u shpreh ai.

- Advertisement -

Gjithashtu Veseli ka folur për vijat e kuqe të cilat VV i kishte vënë ndaj PDK’së.

“Mos boni kryqa ndaj tjerëve t’i mund të fitosh, jemi në një situatë të cilën e kanë mbjellë vetë dhe po e korrin vetë, le të shkojnë tash”, u shpreh ai.

Kutojmë që PDK ka dalur e treta në zgjedhjet e 6 tetorit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit