Vllaznim Hamdiu, pjesëtar i Policisë së Kosovës, dyshohet se sot rreth orës 05:00 e ka qëlluar për vdekje një qytetar në Gjilan.
Dyshohet se polici i arrestuar kishte bërë një aksident me të ndjerin, para se të ndodhte vrasja.
I njëjti është suspenduar nga puna menjëherë.
Policia ka konfirmuar se polici është arrestuar dhe po intervistohet, ndërkohë Inspektoriati Policor i Kosovës ka njoftuar se polici i cili e ka qëlluar për vdekje qytetarin ka qenë jashtë detyrës zyrtare. /Gazeta Sinjali/